Lajmet e fundit

Aktorja flokë kuqe Isla Fisher ka treguar se linjat e saj trupore janë në vijë, edhe pse kanë kaluar vetëm dy muaj nga lindja e fëmijës së saj të tretë.
39 vjeçarja që në prill të këtij viti ka sjellë në jetë djalin e saj, Montgomery, në setin e xhirimit të filmit Keeping Up with the Joneses kishte të veshur një fustan të ngushtë, duke treguar kështu që është kthyer në formë menjëherë.
Isla është e martuar me Sacha Baron Cohen protagonistin e filmit Borat, dhe kanë tre fëmijë, Olive 7 vjeçare, Elula 4 vjeçe dhe tashmë Montgomery 2 muajsh.