Lajmet e fundit

Angelina Jolie, aktorja e famshme, e cila ishte e pranishme në BAFTA ka bërë që të gjithë sytë të kthehen tek ajo, transmeton Klan Kosova.
Në ceremoninë e çmimeve BAFTA të pranishme ishin artiste të tjera të njohura, të cilat shkëlqyen gjatë parakalimit në tapetin e kuq.
Disa nga aktoret e njohura kishin zgjedhur sërish ngjyrën e zezë në veshjen e tyre.
Veshjet në ngjyrë të zezë të zgjedhura nga artistet ishin në mbështetje të lëvizjes Time’s up.
E veshur me fustan të zi dhe të gjatë, i cili i nxirrte në pah pjesën e dekoltesë, Angelina Jolie u prit mjaft mirë nga fansat e saj.
