Lajmet e fundit

Christy Carlson Romano ka mirëpritur fëmijën e saj të parë!
Aktorja 32 vjeçare lindi rreth orës 4 pasdite të shtunën në Los Angelos, transmeton Klan Kosova.
Christy dhe burri i saj Brendan Rooney, e pagëzuan vajzën e tyre me emrin Isabella Victoria Rooney.
“Isabella është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë dhe ne jemi vërtetë mirënjohës për të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë kësaj kohe të veçantë dhe të rëndësishme për ne”, ka thënë Christy për People.