Lajmet e fundit

Legjenda e ekranit, Olivia de Havilland, e njohur më shumë për rolin e saj në filmin “Gone With The Wind,” feston 100 vjetorin e lindjes.
De Havilland është zbuluar nga producentët e filmit të xhiruar në vitin 1935, ndërsa aktronte në shfaqjen teatrale “A Midsummer Night’s Dream”, shkruan tvklan. Ajo ishte vetëm 19 vjeç kur e luajti rolin e Melanie në filmin e sipërpërmendur, ndërsa ka qenë pjesë edhe e filmit “The Adventures of Robin Hood”.
Olivia de Havilland është një nga aktoret e pakta që ka fituar dy herë çmimin Oskar për aktoret në rolin kryesor.