Lajmet e fundit

Aktorja amerikane, Kate Hudson, ka ndarë me miqtë e saj fotografinë e vajzës së vogël, transmeton Klan Kosova.
Në fotografi shihet vajza e shtrirë në krevatin e saj në spital e mbuluar me batanije vetëm 4 ditë pas lindjes.
“Trëndafilja jonë e vogël”, ka shkruar Kate Hudson në fotografinë e postuar.
Çifti kanë vendosur ta quajnë vajzën Rani Rose Hudson Fujikawa, pasi gjyshi i saj ka pasur emrin Ron Fujikawa.
“Të gjithë e deshëm atë, është nderë që emri i vajzës sonë të ngjaj me emrin e tij”, përfundoi ajo.

