Christina Applegate, aktorja e njohur për rolet e saj në filma si "Anchorman" dhe "Bad Moms", ka njoftuar në rrjetë sociale se është diagnostikuar me sklerozë multiple.
“Disa muaj më parë u diagnostikova me sklerozë multiple. Ka qenë një udhëtim i çuditshëm. Por, jam mbështetur shumë nga njerëzit që njoh dhe kanë të njëjtin problem shëndetësor. Ka qenë një rrugë e vështirë, por siç e dimë të gjithë rruga vazhdon. Përveç nëse ndonjë idiot e bllokon atë", ka shkruar ajo në Twitter.
https://twitter.com/1capplegate/status/1424982406180704259?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424982406180704259%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fculture%2F2021%2Faug%2F10%2Fchristina-applegate-multiple-sclerosis-diagnosis%3FCMP%3Dfb_guutm_medium%3DSocialutm_source%3DFacebookfbclid%3DIwAR0sQYCBSCOhtMMVQO76i3bQVF_SjU3U4w7OJ4kqwR84fxuVnoI43yau5JMEchobox%3D1628612537
Skleroza multiple, një sëmundje autoimune, ndodh kur sistemi imunitar fillon të sulmojë shtresën që mbron fijet nervore, duke e bërë të vështirë për trurin të komunikojë me pjesën tjetër të trupit. Skleroza multiple shpesh e bën më sfiduese ecjen dhe lëvizjen, dhe për disa çon në paralizë të këmbëve.
Shkaku i saktë i kësaj sëmundje është i panjohur dhe rastet mund të shkojnë nga ato të lehta deri te ato më të rënda. Sëmundja, e cila prek kryesisht gratë, është rrallë fatale, por zvogëlon jetëgjatësinë e dikujt me pesë deri në 10 vjet, mesatarisht.
Në Twitter, Applegate kërkoi privatësi ndërsa përballet me këtë sëmundje.
"Siç tha një nga miqtë e mi që ka sklerozë multiple, ne zgjohemi dhe bëjmë veprimin e kërkuar. Dhe kjo është ajo që unë bëj", tha tutje ajo.
https://twitter.com/1capplegate/status/1424990463568670723?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424990463568670723%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fculture%2F2021%2Faug%2F10%2Fchristina-applegate-multiple-sclerosis-diagnosis%3FCMP%3Dfb_guutm_medium%3DSocialutm_source%3DFacebookfbclid%3DIwAR0sQYCBSCOhtMMVQO76i3bQVF_SjU3U4w7OJ4kqwR84fxuVnoI43yau5JMEchobox%3D1628612537
Më shumë se një dekadë më parë, Applegate u diagnostikua me kancer të gjirit dhe iu nënshtrua një mastektomie dypalëshe.
"Unë qaj të paktën një herë në ditë për këtë, sepse është e vështirë ta anashkalosh kur qëndron para pasqyrës. Kur shikoni poshtë është gjëja e parë që shihni ... Kështu që ju kujtohet vazhdimisht kjo gjë, kjo gjë e kancerit që kishit", tha Applegate në "Oprah Winfrey Show" në 2008, njofton Klankosova.tv.
Applegate fitoi një çmim “Emmy Primetime” si aktorja më e mirë mysafire në një seri komedi për rolin e saj në “Friends” në vitin 2003. Ajo u nominua në të njëjtën kategori sërish në vitin 2004.
Ajo u nominua për rolin e aktores kryesore në një seri komedi për “Samantha Who?” në 2008 dhe 2009.
●●●
DSHKRIMI NGA
D.T
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.