Aktorja e njohur bollivudiane Deepika Padukone, është marrë në pyetje nga njësiti anti-drogë në Indi, për përfshirjen e mundshme të saj në vdekjen e aktorit Sushat Singh Rajput.
Padukone është në mesin e gjashtë personave që do të merren në pyetje.
Ajo u arrestua në fillim të këtij muaji nën dyshimet se kishte blerë drogë për të, por i ka mohuar këto akuza.
Ky rast ka ngjallur interesim të madh të mediave në Indi, pasi ka një muaj që atje po raportohet për vdekjen e aktorin indian, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Familja e aktorit Sushant Rajput ka bërë ankesë në polici duke e akuzuar Deepika Padukone se e kishte shtyrë atë të bënte vetëvrasje.
Ndërsa tri njësi federale policore në Indi janë të përfshira në hetimet e kësaj vrasje të dyshimtë.
Aktori Rajput u gjet i vdekur në banesën e tij në Mumbai më 14 qershor, dhe në atë kohë policia kishte deklaruar se 34 vjeçari kishte kryer vetëvrasje.
klankosova.tv
●●●
JSHKRIMI NGA
J.D
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.