Alison, 46 vjeç, u bashkua me yllin Demot O'Leary, Julia Hartley-Brewer dhe Made in Chelsea's Georgia Toffolo ku diskutuan për ndryshimin e listës së udhëtimeve nga ana e qeverisë, e cila përfshinte zhvendosjen e Portogalisë nga lista e gjelbër në të verdhë.
Alison Hammond u godit me kritika të shumta në internet pasi tha që "le të jetojmë vetëm me COVID" në ditën e premte, raporton Mirror, transmeton klankosova.tv.
"Le të jetojmë me virusin, apo jo Julia", u shpreh Hammond.
Por shikuesit mbetën shumë të impresionuar dhe shkruan në twitter komentet e tyre rreth asaj se çfarë kishte thënë Hammond.
"Le të jetojmë me virusin, Alison. Derisa të vrasë një anëtar të familjes tënde'', kishte shkruar një person në Twitter.
Alison i kishte thënë një mjeku në programin ITV se ishte e shqetësuar për marrjen e vaksinës.
"Unë jam shumë e shqetësuar për vaksinën vetë, sepse me të vërtetë nuk dua të marr një mpiksje gjaku. Nuk dua të vdes sepse me të vërtetë po e shijoj këtë punë dhe gjithçka, është absolutisht e mahnitshme'', ka thënë Hammond.
Në muajin prill, një raport i kryer nga BMJ konfirmoi se midis 20 milion njerëzve të vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në MB, kishte pasur vetëm 79 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut dhe 19 vdekje, transmeton klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.