Aktorja amerikane Reese Witherspoon dhe këngëtarja e famshme Britney Spears i dhanë fund martesave që të dyja dhe vazhdojnë të rrisin fëmijët e tyre si nëna beqare. Witherspoon thotë se nuk
Ylli dhe producentja e filmit "Big Little Liars" foli për revistën Time rreth dokumentarit "Framing Britney Spears" se si nxori në pah ngjashmëritë në mes jetës së saj dhe Britney, njofton Klan Kosova.
Witherspoon u nda nga burri i saj, Ryan Phillippe, në vitin 2006 dhe pothuajse në të njëjtën kohë Britney Spears dhe burri i saj Kevin Federline gjithashtu i dhanë fund martesës së tyre.
Witherspoon tha se ashtu si Spears, ajo dhe familja e saj u përndoqën nga paparacët.
"Fëmijët e mi do t'ju tregojnë histori të tilla se si duke shkuar në shkollë shihnin njerëz që ngjiteshin në makinën tonë”.
Aktorja tha se ajo ishte shumë e vetëdijshme që disa gra të famshme si Spears, Lindsay Lohan dhe Paris Hilton ishin etiketuar "keq" ndërsa ajo dhe Jennifer Garner ishin "të mira" – edhe pse
Witherspoon tha se edhe ajo ka fotografi duke bërtitur para kamerave.
"Po sikur media të kishte vendosur se çfarë të bëhesha unë? Unë do të isha në një pozicion krejt tjetër", tha ajo.
“Doja të thoja që janë vendimet e mia dhe zgjedhjet e mia në karrierë, por u ndjeva shumë arbitrare”.
Witherspoon që nga ajo kohë është rimartuar dhe ka një fëmijë tjetër.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.