Aktori amerikan fitues i Oskarit Jeff Bridges ka zbuluar se ai ka limfomë.
Në një cicërimë në Twitter, Bridges tha se ai ishte duke filluar trajtimin, duke pranuar se ishte një "sëmundje e rëndë".
Limfoma është një formë e kancerit që prek sistemin limfatik, që është pjesë e rrjetit luftues të mikrobeve të trupit.
Bridges, 70 vjeçar, fitoi Çmimin e Akademisë për Aktorin më të Mirë në 2010 për rolin e këngëtarit alkoolist në filmin "Crazy Heart" (Zemra e Çmendur), raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai është i njohur gjithashtu për rolet e tij në "The Last Picture Show", "The Contender and Starman" si dhe filmin kult "The Big Lebowski" në 1998, ku ai luan The Dude, një dembel i Los Angelesit, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.