Lajmet e fundit

Sot janë të famshëm dhe të suksesshëm falë punës së tyre, por edhe fatit që i ka përcjellë në momentet e duhura.
Më poshtë ju sjellim një listë të aktorëve, që ishin gati të hiqnin dorë nga aktrimi në momentet kritike.
- Kristen Stewart ka arritur majat e suksesit në Hollywood pas rolit të saj në “Panic Room”, ku ajo luajti me Jodie Foster. Më pas vazhdoi të luajë në filmin Twilight, por para së gjithash, Stewart e kishte konsideruar seriozisht të hiqte dorë nga aktrimi, transmeton Klan Kosova.
“Pas një viti që nuk po gjeja punë, thash do ta lë fare dhe nuk do ta detyroj më nënën time t’i japë makinës rreth e rrotull Los Angeles”, ka thënë Stewart në vitin 2012.
“Gjithashtu bëhesha nervoz për secilin audicion që kisha. Kam qenë e rraskapitur. Kisha edhe një takim të fundit të lënë dhe nëna ime më tha: ‘Ki pak integritet dhe shko paraqitu për herë të fundit’. Dhe ky ishte vendimi më i mirë. Nesë nuk do të triumfoja aty, do t’i kisha dhënë fund”.
- Para ditëve të tij si një yll i madh në American Hustle dhe Silver Linnings Playbook, Bradley Cooper kishte qene imazh i disa reklamave që nuk e panë asnjëherë dritën e diellit. Në një intervistë dhënë për The Hollywood Reporter, aktori ka folur për momentin kritik, i cili ka ndodhur vetëm pak para se ai të luantë në prodhimin teatror Three Days of Rain me Julia Roberts dhe Paul Rudd.
“Më kujtohet që mendoja me vete, nëse edhe kjo nuk do të kryejë punë, ndoshta unë nuk jam i denjë për këtë biznes”, ka thënë Cooper.
E mira ishte se pati sukses, sepse menjëherë më pas u angazhua në filmin Wedding Crashers, dhe më pas të gjithë e dimë së si ka vazhduar historia.
- Në një intervistë për revistën Vogue, aktorja e filmit Homeland, të cilën Baz Luhrman e quajti ‘Meryl Streep e gjeneratës sonë’, pas rolit të saj kryesor në filmin e tij Romeo + Juliet, Claire Danes e pranoi se ishtë duke kërkuar punë për dy vjet radhazi, para se të angazhohej në Homeland.
“Dy vite duke mos punuar ishin brutale. Isha duke luftuar me të vërtetë gjatë gjithë asaj kohe të zymtë dhe isha shumë konfuze. Kam ardhur në një pikë ku mendoja se më pëlqente interior dizajni dhe të hiqja dorë nga aktrimi”, ka thënë aktorja.
Tani Claire Danes është pjesë e një emisioni të njohur botërisht, që raportohet se edhe Presidenti Obama e shikon, transmeton Klan Kosova.
- Gjysma tjetër e Twilight, Robert Pattinson, në vitin 2010 ishte i ftuar në emisionin e Oprah Winfrey, nga ku deklaroi se do ta kishtë lënë aktrimin nëse nuk do ta fitonte rolin e Edward Cullen, në filma të bazuara në novela të Stephenie Meyer.
“Nëse thoni se jeni aktor dhe shkoni në audicion dhe nuk i fitoni rolet, atëherë ju nuk jeni me të vërtetë aktorë. Mendoj se ky ishte paragjykimi im”, i tha ai prezantueses së emisionit.
Pattinson i ka thënë prindërve të tij se ka hequr dorë dhe do të kthehej në Londër pas edhe një audicioni. Ishte fjala për Twilight.
“Audicioni fatmirësisht shkoi mjaft mirë, dhe ishte e vetmja punë që unë doja ta bëja për disa vite”, tha ai.