Lajmet e fundit

Vetëm pse janë pjesë e filmave, nuk do të thotë që aktorëve protagonistë u pëlqejnë me patjetër ata filma.
Ja aktorët që pranuan rolet, edhe pse as atyre nuk u pëlqenin fare, transmeton Klan Kosova.
Halle Berry – Catwoman
Vincent Gallo – Brown Bunny
Gallo e ka shkruar, e ka prodhuar, ka qenë drejtor e madje edhe ka luajtur në këtë film, për të cilin më vonë ka kërkuar falje.
“Është një fatkeqësi dhe një humbje e kohës”, është shprehur Gallo në vitin 2003.
George Clonney – Batman & Robin
“Nuk ka shumë për të thënë për performancën e Clooney në këtë film, sepse nuk ka pas asnjë performancë aty”, kishte shkruar revista Wall Street.
Por plotësishtë pajtohej edhe vetë protagonisti i këtij filmi, George Clooney.
“Unë gjithmonë do të kërkojë falje për Batman & Robin”, është shprehur Clonney.
Megan Fox – Transformers: Revenge of the Fallen
Në këtë rast nuk është që Fox, nuk e pëlqente filmin, por më e keqja ishte se ajo nuk e kuptonte atë.
“Unë jam në film, e kam lexuar skriptin, pastaj e kam shikuar filmin dhe ende nuk e di se çfarë ndodh në këtë film”, është shprehur Fox.