Lajmet e fundit

Pasi ishte dominuar për herë të parë për Oscar në vitin 1994 për filmin “What’s Eating Gilbert Grape”, karriera e DiCaprio’s është profilizuar shumë, por ai ka ende për të bërë për ta fituar çmimin.
Samuel L. Jackson
Samuel L. Jackson ka një listë filmash për tu pasur zili mirëpo ai është dominuar vetëm njëherë për çmimin Oscar për performancën e tij në filmin e Quentin Tarantino’s “Pulp Fiction” në vitin 1995.
Annete Bening
Annete Benning është dominuar për Oscar katër herë gjatë karrierës së saj filmike, por kurrë s’ka arritur ta dërgojë në shtëpi statujën e artë. Së fundmi ajo ishte dominuar për Oscar për performancën e saj në filmin “The Kids Are All Right”.
Brad Pitt
Ai është i dominuar për të gjashtën herë për çmimin Oscar këtë vit, si producent i filmit “The Big Short”. Tri nga nominimet e tija për Oscar janë për performancat si aktor, ndërsa 3 për producent. Ai në vitin 2014 kishte fituar çmimin Oscar për producent në filmin “12 Years a Slave”, mirëpo ai ende s’ka fituar një çmim për aktrim.
Amy Adams
Amy Adams ka fituar pesë nominime gjatë karrierës së saj, por aktorja e cila portretizon Lois Lane në filmin Zack Snyder Superman, ende nuk ka fituar një Oscar. Në vitin 2014, ajo ishte e dominuar për çmimin “American Hustle”.
Will Smith
Disa kishin menduar se Will Smith do ta fitojë nominimin e tretë për çmimin Oscar këtë vit me filmin “Concussion”, mirëpo pasi u nominua për Golden Globe, nuk mori një nominim nga Akademia e Filmit.
Përgatiti Klan Kosova.