Lajmet e fundit

Leondardo DiCaprio, Mat Damon, Michael Fassbender, Eddie Redmayne, Brian Cranston po garojnë me njëri tjetrin për të marrë çmimin e aktorit më të mirë nga Akadamia e Filmit Oscar’s.
Favorit për këtë vit është Leonardo DiCaprio, për interpretimin e tij në filmin “The Revenant”, kurse në garë është edhe aktori Eddie Redmayne, që çmimin e ka marrë vitin e kaluar, me rolin në filmin “The Theorie of Everything”.
Këtë vit i nominuar është edhe Mat Damon me filmin “The Martian”, e po ashtu edhe Michael Fassbender për rolin në filmin “Steve Jobs”.
Në listën e aktorëve që mund të fitojë çmimin sivjet, është edhe Brian Cranston për rolin e tij në filmin Trumbo. /klankosova.tv