Lajmet e fundit

I gjithë kryeqyteti duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza” si dhe zona tek Blloku do të kthehen në arenë festive ditën e 14 marsit.
Ansambli i Tiranës, Teatri i Kukullave, Cirku i Tiranës gjithashtu janë pjesë e festimeve të 14 marsit, ku kanë parashikuar performanca të ndryshme argëtuese për fëmijë dhe të rritur.
Po ashtu, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me biznese të ndryshme Ditën e Verës ka organizuar edhe koncerte të ndryshme, ku është parashkuar ngjitja në skenë e DJ dhe këngëtarëve më të njohur të momentit.
Ndërkohë në qytetin e Elbasanit, prej disa ditësh kanë filluar përgatitjet për këtë festë për ta finalizuar pikërisht sot.
Edhe pse klima nuk është edhe aq e përshatshme për një festë të tillë, sërish fluksi i qytetarëve që do festojnë pritet të jetë i madh.



