Lajmet e fundit

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka dënuar fuqishëm rekrutimin me forcë të një prej aleatëve të tij për të shërbyer në një bazë ushtarake në Arktik.
Ruslan Shaveddinov u kap në shtëpinë e tij në Moskë të hënën dhe u dërgua 2.000 km në arkipelagun e largët Novaya Zemlya.
Navalny akuzoi autoritetet për rrëmbimin e aktivistit, i cili sipas tij, ishte i përjashtuar nga shërbimi ushtarak.
Një zyrtar i ushtrisë akuzoi aktivistin nuk e kishte përmbushur shërbimin ushtarak.
Shërbimi ushtarak prej 12 muajsh është i detyrueshëm për të gjithë burrat rusë të moshës 18 deri në 27 vjeç, por ka përjashtime për arsye mjekësore ose të tjera.
Shaveddinov ishte duke punuar si menaxher i projektit në Fondacionin Kundër Korrupsionit të Navalny (FBK).