Lajmet e fundit

Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë rrëzuar rrethojat të cilat ishin vendosur një ditë më parë në objektin e Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ata janë shprehur se kanë dal me këtë aksion që në mënyrë simbolike ta shprehin papajtueshmërinë me ndarjen e pushtetit prej qytetarëve, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, kryeministri Isa Mustafa ka filluar të vendosë barrikada që ta ndajnë pushtetin nga qytetarët.
“Demokracia e vërtetë nuk e lejon që Qeveria të ndahet nga populli. Kjo ndarje i ngjan sistemeve të kaluara autoritare që nuk kanë lidhje me demokracinë” thanë ata.
Ndryshe, ekzekutivi përmes një sqarimi për publikun janë shprehur se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon dhe nuk kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit.