Lajmet e fundit

Lajmi se deputetët e opozitës do të largohen me dhunë nga Kuvendi bëri që Vetëvendosje të ftojë qytetarët të dalin para këtij institucioni.
Thirrjes për mbështetje përmes Facebookut, Vetëvendosjes i’u përgjigjën një numër i aktivistëve të saj bashkë me disa nga AAK e Nisma.
Tri partitë opozitare njëzëri kërkuan që deputetët të kryejnë punën e tyre dhe të mos ndërhyhet duke përdorur dhunë.
Por ajo që mendohej se do të ndodhte nuk u bë.
Deputetët nuk u nxorën jashtë Kuvendit. Pas përfundimit të seancës aktivistët e partive I priten me duartrokitje përfaqësuesit e tyre.
Fatmir Limaj kaloi përmes turmës pa u ndalur fare.
Për dallim prej Limaj, Visar Ymeri bashkë me deputetët e partisë së tij u ndal tek mbështetësit e opozitës, duke thënë se ajo çka bënë sot në Kuvend ishte kundër mashtrimeve të kryeministrit Isa Mustafa.
Pas këtyre deklaratave, aktivistët e tri partive opozitare më të mëdha në vend filluan të shpërndahen.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.