06.10.2017 · përditësuar para 3221 dite1 min lexim
Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur aktivistët e NISMA-s kanë sulmuar fizikisht aktivistin dhe kandidatin e kësaj lëvizjeje për Kuvendin Komunal të Malishevës, Muhamet Bytyçin.
Nga ky sulm, Muhamet Bytyçit, sipas Vetëvendosjes i janë shkaktuar lëndime trupore.
Më poshtë reagimit i plotë:
Ky veprim kriminal dhe i papranueshëm flet edhe për panikun e madh të Nismës për Kosovën para zgjedhjeve të 22 Tetorit. Kjo parti që ka tradhtuar zgjedhësit e saj duke hyrë në koalicion me PDK-në është tashmë e vetëdijshme se e ka rënien të pandalshme. Ndaj, gjendjen e saj të rëndë po e manifeston me veprime të këtilla.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon ashpër këto veprime dhe fton organet e rendit e drejtësisë që t'i nxjerrin sulmuesit para përgjegjësisë.
Kurrfarë presioni dhe asnjë lloj sulmi nuk e ndalë rritjen dhe fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përkrahja e madhe popullore për Lëvizjen VETËVENDOSJE! shënon fundin e mendësisë qeverisëse së vjetër e cila e ka degraduar Malishevën dhe tërë vendin. Ky model qeverisës merr fund më 22 Tetor.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.