Lajmet e fundit

Dardan Molliqaj sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një konference të jashtëzakonshme për media ka thënë se asnjë nga armët që janë kapur gjatë arrestimit të sotëm të gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizjeje për sulmet e fundit s`kanë të bëjnë asgjë me to.
"Asnjë nga armët s`kanë të bëjnë me sulmet, kjo është propagandë e pushtetit"
"Krejt këto janë aksione me i frikësuar aktivistët që mos të dalin më 1 shtator në protestë"
Sipas tij protesta e "1 shtatorit do të jetë edhe fillimi i fundit të regjimit"
Njëherit Molliqaj ka theksuar se të arrestuarit janë rrahur dhe ata janë të pafajshëm.
"Thirrje për Avokatin e Popullit edhe organizata tjera, që të monitorojnë të arrestuarit që janë maltretuar"
"Posedimi i armëve është vepër penale dhe Vetëvendosje është e gatshme të përgjigjet për këtë, por ato s`kanë lidhje me sulmet dhe akuzat që iu bëhehn të arrestuarve", ka thënë në fund Molliqaj, njofton Klan Kosova.