Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Sh.H dhe S.H, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shpëlarje e parave” lidhur me Ligjin për parandalimin e shpëlarjes se parave dhe financim të terrorizmit.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Sh.H dhe S.H, gjatë vitit 2015 me qëllim të fshehjes apo të maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë së përfituar me aktivitetet kriminale, i cili aktivitet ishte ndërlidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge me qëllim që kjo pasuri e kundërligjshme të duket si e ligjshme, me parat të cilat i kanë përfituar nga aktivitetet kriminale në mënyrë të kundërligjshme kanë blerë banesa, transmeton Klan Kosova.