Lajmet e fundit

Në qershor të vitit të kaluar, Behgjet Pacollin, dikush e lajmëroi se do të ftohet nga gjykata speciale në Hagë.
E që kjo të mos ndodhte, personi me inicialet E.H i cili ishte paraqitur rrejshëm si njeri me ndikim në këtë institucion, presidentit të Aleancës Kosova e Re, i kishte kërkuar 850 mijë euro.
Pos kërkesave të vazhdueshme për para për gati një vit, i dyshuari përdori edhe kërcënime tjera, duke i shkruar vajzës së Pacollit se e ka babanë në rrezik.
Kjo vazhdoi deri më 10 mars të këtij viti, kur i dyshuari u arrestua nga policia, derisa të premten prokuroria speciale ngriti aktakuzë ndaj tij.
Kronikë e gazeatrit Drin Demiri.