Lajmet e fundit

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet R.D., i dyshuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” .
R.D dyshohet edhe për veprat “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës , “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i rastit gjatë ditës do të bëjë kërkesën pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit, transmeton Klan Kosova.