Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas Prokurorisë Speciale, e pandehura F.Z. më 23.08.2014 me dëshirë të plotë dhe me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari" në Prishtinë e ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Kosovë.
Ajo ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë me qëllim që përmes territorit të Turqisë të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri me qëllim që t’i bashkëngjitët organizatës terroriste “ISIS” e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjer te vrasjet në këto shtete.
Me këto veprime e pandehura F.Z. e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, transmeton Klan Kosova.