Lajmet e fundit

Prokurori Speciale pranë Gjykatës Themelore të Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër N.H, që dyshohet për "Bashkim apo pjesëmarrje në policitë apo ushtritë e huaja."
Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se e dyshuara që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”.
N.H, ka kryer veprën penale, “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” të Ligjit për ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit dhe “Organizimi dhe Pjesëmarrja ne grup terrorist”.