Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve".
Sipas aktakuzës, Jevtiq, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas aktakuzës, veprimet e pretenduara të të pandehurit kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.
Ish-zyrtari policor, Bojan Jevtiq i dyshuar për spiunazh në BIA-në serbe u arrestua gjatë një aksioni të realizuar më 17 korrik të vitit të kaluar.
https://klankosova.tv/nen-percjelljen-e-ipk-se-i-dyshuari-per-spiunazh-dergohet-me-pranga-ne-gjykate-video1/
https://klankosova.tv/policia-e-kosoves-eshte-goditur-nga-lufta-hibride-kush-eshte-bojan-jevtiqi-polici-i-arrestuar-per-spiunazh111/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.