Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër N. B, për vrasje të rëndë.
Ai akuzohet se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, bashkëshorten Z. B.. Çka do të thotë se me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Po ashtu, sipas kësaj prokurorie i njëjti akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore vajzës së tij të mitur. Me veprimet e tilla N. B., ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor , transmeton Klan Kosova.