Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ngritur aktakuzë kundër deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca.
Sipas SPAK-ut, vepra penale është kryer bashkëpunim me ish-vartës të tij në kohën kur tashmë i akuzuari mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Hetimet kane lidhje me tenderat e rikonstruksionit të disa komisariateve të policisë në vend, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Prokurorët e Posaçëm kanë marrë në këtë dosje të pandehur edhe disa persona të tjerë, pjesë e komisioneve për vlerësimin e ofertave për këto tendera.
Hetimet për këtë çështje nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili, pas një auditi doli në konkluzionin se ishin shkelur dispozitat ligjore në procedurat e tenderave që kishin cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe është rritur kostoja e punimeve.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.