Lajmet e fundit
Gjykata Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviq.

Aktakuza kundër Jablanoviqit u ngrit për veprën penale nxitje të urrejtjes nacionale, racore, fetare dhe tolerancës, njoftojnë mediat serbe.
Jabllanoviq që ishte ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës sot i është dërguar ftesa e gjykatës që më 22 maj të paraqitet në gjykatën e Gjakovës.
Jabllanoviq është shkarkuar nga posti i ministrit nga kryeministri Isa Mustafa pas protestave të shumta nga partitë politike, organizatat e luftës dhe shoqëria civile.
Shkarkimi kishte ardhur pasi që Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira nënat gjakovare të cilat kundërshtonin ardhjen në Gjakovë të një grupi serbësh për Krishtlindjet Ortodokse.