Lajmet e fundit

“21 kriminelët pa maska” titullohet dokumentari i fundit kushtuar Masakrës së Reçakut, publikuar në emisionin "MAT" në Klan Kosova.
Autori i dokumentarit, gazetari Liridon Zeqiri, si i ftuar në programin e mëngjesit, ka ndarë pjesë nga aktakuza e ngritur ndaj 21 serbëve.
Ai ka thënë se të akuzuarit kanë qenë pjesë e institucioneve të Serbisë, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe mandej në polici e ushtri, duke përmendur edhe emrat e tyre.
Gjithashtu janë dhënë detaje ekskluzive nga autopsia e bërë për të masakruarit, ku përmenden plagët e shkaktuara në predhat.
“Janë përdorë 240 predha. Ka viktimë me 20 predha, shumica në kokë, ka viktimë të godtur me 13 predha, shumica në zemër, por nuk përmenden dëmtimet e tjera. Ka pasë njerëz ka kokë, pa sy, iu është nxjerr zemra me mjete të mprehta. Këto nuk përmenden. Por janë 52 dëshmitarë të intervistuar ku përmenden këto - sepse kam pasë aktakuzën në dorë. Janë trajtuar aty, sepse njerëzit kanë parë të masakruarit e fshatit”, shprehet ai më tutje. /Klankosova.tv
Ndiqni dokumentarin e plotë, në videon e bashkangjitur: