Lajmet e fundit
Derisa shumica e tregjeve financiare botërore janë stabilizuar, në Kinë ato kanë vazhduar të bien për të dytën ditë me radhë.

Aksionet në Kinë kanë rënë për të dytën ditë me radhë duke shkaktuar shqetësime se ngadalësimi i rritjes ekonomikë të Kinës ka qenë këmbëza e gjithë këtij zhvillimi, transmeton Klan Kosova.
Shanghai Composite, tregu kryesor i aksioneve në Kinë, ra për 7,6 përqind të martën, pas humbjeve prej 8,5 përqind, në atë që mediat e kanë quajtur “E hëna e zezë e Kinës”.
Kjo ishte rënia më e madhe që nga viti 2007 dhe shkaktoi efektin domino në Amerikë dhe Europë.
Indeksi Nikkei i Tokios mbylli ditën me 4% rënie, ndërsa ai i Shanghait me 245 pikë rënie.
Pas dekadash rritje të shpejtë, zhvillimi i Kinës është ngadalësuar dhe ivnvestitorët gjithandej janë të shqetësuar se kompanitë dhe shtetet që janë të varura nga Kina – ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe importuesja e dytë më e madhe në botë – do të ndikohen.