Aksionet në bankat amerikane kanë rikuperuar disa nga humbjet e mëdha që kanë pësuar që nga kolapsi i Silicon Valley Bank (SVB).
Tregjet amerikane të aksioneve regjistruan ngritje të martën dhe disa nga bankat rajonale amerikane shënuan fitime të mëdha, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar, ShBA dhe Azi kanë vepruar shpejt në përpjekje për të frenuar çdo pasojë nga rënia e SVB.
Banka e Japonisë lëvizi për të mbajtur tregjet financiare të qëndrueshme pasi indeksi i saj kryesor i aksioneve ra me 2.1 përqind.
Kanë qenë investitorët ata që kanë shprehur brengë se bankat tjera mund të ekspozohen ndaj problemeve të ngjashme.
SVP ka qenë banka e 16 më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.