Aksionarët e Teslas kanë paditur Elon Musk.
Padia e aksionarëve të Teslas vjen menjëherë pasi miliarderi Musk hoqi dorë nga padia e tij kundër krijuesit të ChatGPT OpenAI.
Aksionarët e Tesla kanë ngritur një padi kundër CEO-s Elon Musk për gjoja zhvendosjen e burimeve nga prodhuesi i makinave elektrike dhe përdorimin e tyre në vend të kësaj për kompaninë e inteligjencës artificiale (AI) të Musk, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv
Disa aksionarë pohuan se Musk ishte përpjekur për vite me radhë ta poziciononte Tesla-n si një kompani robotike dhe AI dhe jo si një prodhues automjetesh.
Ata gjithashtu pretendojnë se Musk urdhëroi mijëra çipa të inteligjencës artificiale të prodhuara nga Nvidia, të destinuara për Tesla, të devijoheshin në kompaninë e tij të mediave sociale X.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.