Lajmet e fundit

Policia e Kosovës së bashku me Inspekcionin e Komunës së Vushtrrisë kanë ndërmarrë një aksion kundër operuesve ilegal me kombibusë, njofton Klan Kosova.
Aksioni për largimin e tyre ka nisur në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm.
Drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Gëzim Saraqi tha se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve të tjera edhe brenda qytetit si dhe në magjistralen Prishtinë-Vushtrri.