Lajmet e fundit

Punëtorët e Kompanisë Rajonale për Menaxhim të Mbeturinave “Unitet”, janë duke punuar në mbulimin e deponisë së mbeturinave “Gërmova”, në fshatin Koshtovë.
Aksioni për mbulimin e saj ka filluar pas kërkesës së banorëve të lagjes Haradinaj, e cila ndodhet më së afërmi deponisë. Pas kërkesës së tyre, Komuna ka angazhuar menjëherë kompaninë për mbulimin e deponisë, duke eliminuar kundërmimin nga i cili ankoheshin banorët.
Drejtori i KRM "Uniteti", Skënder Tahiraj, tha se po punohet me ritëm të shtuar, ndonëse kjo punë nuk është aspak e lehtë, por moskryerja e saj e rregullt çdo vit mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha për banorët në afërsi, transmeton Klan Kosova.