18 persona janë arrestuar në Prizren mbrëmë, për bixhoz të paligjshëm dhe armë pa leje.
Në njoftim thuhet se pas informatës së pranuar mesnatën e së enjtes, policia ka shkuar në lokalin i cili gjendet në rrugën “2 korriku” Prizren, ku dyshohej për organizimin të skemave piramidale dhe bixhoz të pa ligjshëm.
“Gjatë kontrollit janë hasur tetëmbëdhjetë (18) persona shtetas të Kosovës brenda lokalit”, shkruan në komunikatë.
“Gjatë kontrollimit te njëri nga të dyshuarit është gjet një pistoletë, gjersa te dy të dyshuar tjerë janë gjetur dy mjete të mprehta (thika). Pistoleta, një karikatori me shtatë (7) copë fishekë si dhe dy (2) thika janë konfiskuar nga zyrtarët e krim teknikës të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatë”.
Policia mes tjerash tha se të gjithë të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, dhe se rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Prizren.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.