Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmë në Shëipëri, ku u zbuluan dy laboratorë droge në zonën Kodra e Diellit në Tiranë dhe në fshatin Qerekë të Niklës.
Është bërë e ditur se në një banesë në Qerekë është gjetur një sasi rreth një kilogram drogë, ndërkaq raportohet se deri më tani janë ndaluar shtatë persona, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, kanë qenë të paktën 10 grupe operacionale që kanë kryer kontrolle në disa ndërtesa te Kodra e Diellit dhe në fshatin e Niklës.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.