Lajmet e fundit

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ka ndodhur një aksident e për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shtetasi me iniciale O.Gj., 17 vjeç.
Policia ka vënë në pranga autorin Avni Mema, 45 vjeç banues në Durrës, i cili duke drejtuar mjetin e tij, tip “Benz” autobus, me targa AA 652 DC, ka përplasur këmbësorin 17-vjeçar banues në fshatin Vidhas të Elbasanit.
I dëmtuari u dërgua në spitalin e Elbasanit ku mori ndihmën e parë, ndërsa më tej u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mema u vu në pranga nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./shekulli