Lajmet e fundit

Sot rreth orës 18:53 një e mitur është aksdientuyar nga një automjet në fshatin Kryshevc të Pejës.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të renda dhe më pas ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.
“I dyshuari pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes ka informuar Policinë për rastin dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në fshatin e lartcekur, me ç’rast personit të dyshuar me urdhër te prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, thuhet në kumtesë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të komunikacionit rrugor Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë.