Lajmet e fundit

Si pasojë e një aksidenti rrugor, gjatë ditës së sotme ka humbur jetën një 55 vjeçar.
Sipas raportimeve viktima po kalonte rrugën derisa dhe papritur është goditur me shumë forcë nga një veturë BMW X6.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në Vlorë, derisa dëshmitarët thanë se trupi i viktimës i cili ishte bari, është copëtuar nga shpejtësia e goditjes derisa edhe pjesët i janë shpërndarë dhjetra metra, shkruan Top-Channel, përcjellë Klan Kosova.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit me të cilin edhe ka goditur viktimën është larguar nga vendi i ngjarjes por që më vonë është dorëzuar në polici.