Lajmet e fundit

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, është aksidentuar ditën e sotme pranë një karburanti në Kamëz.
Automjeti ku po udhëtonte Mziu është ka humbur kontrollin dhe është përplasur me derën e një garazhdi, pranë një pike karburanti ne Kamëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës është dërguar me urgjencë në spitalin privat "Hygea" në Tirane, ku i është dhënë ndihma e parë.
Sipas infomrcioneve të para Mziu është jashtë rrezikut për jetën, por mjekët thonë se ka marrë goditje në kokë./Mapo.al