Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i kësaj linje Hajzer Sadiku dhe janë lënduar disa nxënës.
"Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë", theksoi i pari i Vushtrrisë Ferit Idrizi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.