Lajmet e fundit

Sot rreth orës 14:30 afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë u aksidentua një këmbësore.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klan Kosovën deklaroi se ky aksident ndodhi ndërmjet një motoristi dhe një këmbësoreje të rastit.
Sipas saj, këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është ekzaminuar nga ekipet mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes.