Josh Hartnett është përfshirë në një aksident me makinë në Kanada.
Incidenti ndodhi pak para orës 1 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa aktori 47-vjeçar ishte pasagjer në një SUV, duke u kthyer në shtëpi nga sheshi i xhirimit të një seriali të ardhshëm të Netflix, transmeton Klankosova.tv.
Raportohet se SUV u godit nga një automjet patrullimi i Policisë Mbretërore.
Josh dhe shoferi 59-vjeçar i automjetit të tij u dërguan në spital me "lëndime të lehta" dhe oficeri i policisë mashkull në makinën tjetër u shtrua gjithashtu në spital "si masë paraprake".
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.