Një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Qafë Mali–Fierzë.
Bazuar në raportimet e A2CNN, viktima me inicialet P.U., dyshohet se kishte humbur kontrollin e automjetit, dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë, transmeton Klankosova.tv.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.