Lajmet e fundit

Modelja amerikane, Chrissy Teigen u përfshi në një aksident me makinë të martën mbrëma në Hollywood.
Burime të policisë kanë thënë për E! News se 31 vjeçarja Teigen ishte pasagjere në automjetin që u godit dhe se nuk ishte lënduar, transmeton Klan Kosova.
Një i dyshuar është arrestuar më vonë për shkaktimin e këtij aksidenti, ashtu si edhe për faktin se ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Të mërkurën, Teigen shfrytëzoi llogarinë e saj në Twitter për të folur si për incidentin ashtu edhe për gjendjen e saj.
"U godita nga një veturë që kishte tejkaluar shpejtësinë dhe më pasi ai edhe iku, por policët ishin aty. Nuk është një gjë e madhe. Unë jam mirë”, kishte shkruar Teigen.