Lajmet e fundit

Calvin Harris ishte përfshirë në një aksident me makinë në Los Angelos të premten, më 20 maj, një deklaratë në faqen e tij në Facebook e ka konfirmuar, transmeton Klan Kosova.
“Transporti i Adam ishte i përfshirë në një përplasje në këtë mbrëmje në rrugën për në aeroport”, lexohet në deklaratë.
“Si rezultat, ai nuk është në gjendje për të performuar në Omnia sonte. Mjekët i kanë thënë se duhet të pushojë disa ditë”.
Sipas TMZ, muzikanti 32 vjeçar ishte pasagjer në një SUV Cadillac, kur një Volkswagen Beetle ka kaluar vijën në qendër dhe është përplasur me veturën ku ishte DJ.
Përplasja thuhet se ishte në mënyrë të dhunshme, dhe njëri nga makina VW ka pësuar legen të thyer.
Harris, i cili aktualisht është në lidhje me Taylor Swift, thuhet se ka pësuar gërvishtje në fytyrën e tij dhe u dërgua në një spital aty pranë me ambulancë. Ai kishte të planifikuar një performancë në Omnia në Caesars Palace në Las Vegas në natën e premte.