Lajmet e fundit

Një autobus me 30 pasagjerë në bord është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dragot-Belsh, ndërsa mësohet se janë të paktën dy persona të plagosur. Të plagosurit bëhet e ditur se janë dy nxënës.
Shkak i aksidentit sipas policisë janë rruga e amortizuar dhe reshjet e dendura.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu që kanë nisur hetimin, transmeton syri.net