Lajmet e fundit

Gjatë ditë së sotme është njoftuar se anija më e madhe në botë, Harmony of the Seas, është aksidentuar.
Si pasojë e këtij aksidenti lundrues, një anëtar i ekuipazhit ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë, njofton Klan Kosova.
Anëtari 42 vjeçar, i ekuipazhit ndërroi jetë kur një varkë shpëtimi me pesë persona u shkëputë nga kurveta gjatë një stërvitjeje të sigurisë.
Varka e shpëtimit, ra 10 metra në ujë, ndërkaq mësohet se dy anëtarë të ekuipazhit janë në spital për trajtim.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur kur anija Harmony of the Seas, kishte ndaluar në portin francez, Marsejë, njofton Klan Kosova.