Lajmet e fundit

Një aeroplan i vogël që po e transportonte fituesin e çmimit Oscar Morgan Freeman, ka aderuar papritur në Mississippi të shtunën pasi që njëra gomë e aeroplanit ka shpërthyer, por as aktori dhe as piloti s’janë lënduar, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.
78 vjeçari Freeman, po udhëtonte nga Mississippi për në Texas për një emision televiziv, mirëpo ishte i detyruar që të ndalonte në Aeroportin “Tunica”, në veriperëndim të Mississippit, për shkak se goma që ka shpërthyer ka shkaktuar probleme të tjera në aeroplan, ka bërë të ditur Freeman përmes një komunikate të lëshuar nga publicisti i tij.
“Nganjëherë gjërat s’shkojnë ashtu siç ishin planifikuar”, ka thënë Freeman në këtë deklaratë. “Mirëpo, falë pilotit tim të shkëlqyer Jimmy Hobson, ne aderuam sigurt dhe shpëtuam pa asnjë gërvishtje. S’mund të them të njëjtën gjë për aeroplanin tim”.